Telegrafi

Fedreta kroate dhurata për klubet kosovare (Foto)

Më 9 mars (nesër) në Shtëpinë e Sporteve në orën 12.00, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të bëjë shpërndarjen e topave.

Topat do të shpërndahen për grupmoshat e reja të ekipeve të Superligës, Ligës së parë dhe 7 rajonet e FFK-së.

Ekipet e Supeligës do të marrin nga 15 topa, ato të Ligës së parë nga 10, ndërsa secili rajon do të marrin nga 15 topa.

Ky është një donacion që vjen nga Federata e Futbollit e Kroacisë si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.