Site icon Telegrafi

Federata Spanjolle e Futbollit e gatshme t’iu ofrojë klubeve ndihmë në vlerë 500 milionë euro

Presidenti i RFEF (Federatës spanjolle të Futbollit), Luis Rubiales ka propozuar një projekt financimi prej 500 milionë euro për futbollin profesional në Spanjë pas shpërthimit të Covid-19.

La Liga dhe RFEF kanë konfirmuar më herët se kampionati është shtyrë për një kohë të pacaktuar, ndërsa tani po mendojnë për iniciativa se si t’i ndihmojnë klubet.

Kryetari i federatës, Rubiales e pranon se futbolli ka rënë poshtë listës së përparësive kombëtare në javët e fundit, por deklaroi se puna vazhdon për të siguruar mbijetesën financiare të klubeve.

“Të gjitha garat janë pezulluar dhe ne nuk po mendojmë për një datë kthimi për momentin”.

“Kur të kthehet normaliteti, ne do të flasim, por tani për tani, ne jemi nën komandën e autoriteteve”.

“Ne gjithashtu i kemi vënë në dispozicion autoriteteve lehtësira dhe staf shëndetësor, si dhe ndihmë financiare”.

“Ne jemi gjithashtu në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta me La Ligan, dhe mund të japim një kredi prej 500 milionë eurove në futboll spanjoll, në të gjitha nivelet”.

“Ata që kanë nevojë për 15 dhe 20 milion euro tani do të jenë në gjendje t’i kenë ato, dhe t’i rimbursojnë ato në pesë ose gjashtë vjet,” ka thënë i pari i futbollit spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version