Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e mbajti asamblenë e përgjithshme të hënën, në atë që ishte jashtëzakonisht e qetë me shumë pak mospajtime, ku pati madje aprovim të një rregulli të ri.
Asambleja e udhëhequr nga presidenti i ri Rafael Louzan dhe bordi i tij, duke përfshirë presidentin e La Liga-s, Javier Tebas, aprovuan një buxhet prej 372 milionë eurosh për këtë vit pa asnjë votë kundër.
Si pjesë e kësaj, Louzan do të marrë një pagë prej 379 mijë eurosh, që është gjysma e asaj që kishte fituar paraardhësi i tij Luis Rubiales.
Për më shumë, RFEF gjithashtu aprovoi atë që po i referohen si ligji ‘anti-Pique’.
Rregullat e reja ndalojnë çdo marrëdhënie tregtare mes RFEF dhe sportistëve profesionistë aktiv për garat ndërkombëtare, ka raportuar Marca.
Kjo vjen disa vite pasi presidenti i mëparshëm Rubaiales u pajtua për një marrëveshje që ndeshjet e Superkupës së Spanjës të luhen në Arabinë Saudite.
Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga marka sportive Kosmos e cila është në pronësi të Gerard Pique, i cili gjatë asaj kohe ishte duke luajtur për Barcelonën dhe së fundmi ishte pensionuar nga kombëtarja e Spanjës.
Marrëdhënia miqësore mes Piques dhe Rubiales u bë e dukshme pasi u publikuan disa mesazhe mes palëve, duke bërë që të nis një hetim për këtë marrëveshje./Telegrafi/