Telegrafi

Federata spanjolle akuzon kompaninë televizive: Po manipulon me pamjet në VAR

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka lëshuar sot një komunikatë, në të cilën akuzon kompaninë MedioPro për imazhet televizive që i vë në dispozicion për gjyqtarët gjatë vendimeve që merren në VAR (Video Assistant Referee).

Sipas tyre, në ndeshjen Valencia-Athletic Bilbao, e zhvilluar ditën e diel, kjo kompani mashtroi.

Pamjet televizive tregojnë se golin vendimtar i fitores së Valencia ishte jo i rregullt.

Maxi Gomez, ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje, kur e nisi askionin që u mbyll me golin e Denis Cheryshev.

Pavarësisht kësaj, VAR-i vendosi që goli të konsiderohej i rregullt. Federata i ka kundërshtuar imazhet e vëna në dispozicion nga MediaPro, sipas së cilës çuan në marrjen e një vendimi të gabuar.

Federata shprehet se kompania vuri në dispozicion pamje jo të sakta, duke nisur një hetim.

Nëse ky hetim del i drejtë atëherë federata ka të drejtë ta paditë në gjyq kompaninë. /Telegrafi/