Site icon Telegrafi

Federata ruse kundërshton vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s

FIFA dhe UEFA morën vendim në pasditen e të hënës që të përjashtojnë Rusinë nga të gjitha garat për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Shtëpia e futbollit botëror dhe ajo evropian pas presioneve të larta nga kombëtaret, vendosën të caktojnë masa të ashpra ndaj federatës ruse.

Por, në lidhje me vendimin e tyre, federata e Rusisë ka dalë me reagim, duke i quajtur të papranueshme masat ndaj tyre.

Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

“Sindikata Ruse e Futbollit nuk pajtohet kategorikisht me vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s. Mendojmë se ky vendim është në kundërshtim me normat dhe parimet e konkurrencës ndërkombëtare. Është padyshim diskriminuese”, thuhet në reagimin e tyre.

Por, Anglia, Suedia, Republika Çelke, Polonia dhe disa kombëtare të tjera, njoftuan ditë më parë se nuk do të luajnë për një kohë ndaj ekipeve ruse.

Ndaj reagimeve të tyre, FIFA dhe UEFA vendosën që Rusia të përjashtohet nga play-offi i Kupës së Botës, por edhe nga garat ku marrin pjesë ekipet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version