Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka ndarë premion për lojtarët nëse arrijnë të bëhen pjesë e Euro 2020.
Futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë nëse arrijnë ta eliminojnë Kosovën dhe të fitojnë pastaj për tu kualifikuar për në në EURO 2020 do të marrin tre milionë euro.
Kjo shifër është zbuluar nga vetë presidenti i FFM, Muhamed Sejdini, i cili në një prononcim të dhënë Gazetës Lajm.
Ai ka deklaruar se 30% e mjeteve që federata maqedonase do t’i fitojë nëse plasohet në Evropian, do t’i dhurojë për lojtarët e saj.
“Dua të theksoj se FFM në rast të plasmanit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro. Saktësisht 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, ka thënë Sejdini.
Maqedonia e Veriut do të përballet me Kosovën më 26 mars të vitit të ardhshëm në play-offin e Ligës së Kombeve.