Site icon Telegrafi

Federata Italiane e Futbollit miraton planet e reja anti-racizëm

FIGC ka aprovuar planet e reja për të stimuluar klubet në goditjen e racizmit dhe sjelljes fyese nga tifozët e tyre.

FIGC konfirmoi në një mbledhje të këshillit dje (e martë) se klubet nuk do të jenë më përgjegjës për ndëshkimet nëse ata bashkëpunojnë me autoritetet plotësisht mbi identifikimin e tifozëve jo të rregullt.

“Kjo është një ditë historike sepse përgjegjësia bëhet personale”, ka thënë fillimisht presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

Lexo po ashtu Federata Italiane e Futbollit harton rregulla të reja kundër racizmit

“Ne nuk kemi ndikuar në parimet themelore, por nëse një klub miraton modelin tonë shpërblyes, ata nuk kanë më asgjë nga frika dhe nuk është më rasti të flasim për përgjegjësi objektive”.

“Nëse në vend të kësaj disa klube nuk duan të japin emrat e atyre që janë përgjegjës, atëherë kthehen në të qenurit objektiv”, përfundoi ai.

Lexo po ashtu Komiteti Olimpik Italian ngjall polemika: Simulimi më i keq se racizmi  

Në bazë të propozimeve të reja, përgjegjësia do të hiqej nga klubet nëse ata do të punonin në mënyrë aktive me sistemin e drejtësisë sportive për të investuar në siguri dhe teknologji, duke parandaluar dhe luftuar sjelljen fyese individuale.

Kjo mund të përfshijë sisteme të reja altoparlantësh që synojnë identifikimin e thirrjeve raciste, më shumë administratorë në tribuna dhe kamera. /Telegrafi/

Exit mobile version