Telegrafi

Federata Italiane e Futbollit harton rregulla të reja kundër racizmit

Derby della Madonnina (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Rregullat e reja po hartohen nga autoritetet italiane të futbollit për të stimuluar klubet në goditjen e racizmit dhe sjelljeve fyese nga tifozët e tyre për lojtarët.

Klubet janë ankuar se në skenarin aktual, ata mbahen në kërcënim nga ultrasit që kërcënojnë të bëjnë thirrje fyese nëse nuk marrin bileta falas ose përfitime të tjera.

Kjo gjeneron gjobë për klubet eventuale dhe tifozët përgjegjës kryesisht përfundojnë të pandëshkuar.

Lexo po ashtu Komiteti Olimpik Italian ngjall polemika: Simulimi më i keq se racizmi  

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina sqaron se rregullat e reja do të largonin përgjegjësinë nga klubet nëse ata punojnë në mënyrë aktive me sistemin e drejtësisë sportive për të investuar në siguri dhe teknologji, duke parandaluar dhe luftuar sjelljet fyese individuale.

Kjo mund të përfshijë sisteme të reja altoparlantësh që synojnë identifikimin e thirrjeve raciste, më shumë administratorë në stenda dhe kamera.

Duhet të vendoset gjithashtu një protokoll për mënyrën e trajtimit të abuzimit racist, pasi për momentin privilegj është ruajtja e rendit publik dhe jo ndalimi i lojës. /Telegrafi/