Telegrafi

Federata Globale e eSports ka zbuluar titujt për Kampionatin e eSports të Commonwealth

Kampionati i ‘Commonwealth’, i cili do të zhvillohet në gusht të këtij viti, do të numërojë tre tituj lojërash të cilat janë zbuluar sot (e martë).

Në një njoftim të muajit të kaluar ishte konfirmuar një bashkëpunim në mes të Federatës Globale të eSports dhe Federatës të Lojërave të Komonuelthit, ku u njoftua për përfshirjen e sporteve elektronike në ngjarjen e këtij viti të lojërave të Komonuelthit.

Ngjarja, e cila pritet të zhvillohet këtë verë në qytetin Birmingham të Anglisë duke filluar nga data 6 gusht, do të shohë lojtarët të garojnë për medalje në njërin nga tre titujt e video-lojërave.

Lexo po ashtu Zbulohen gjashtë tituj lojërash për kampionatin botëror të eSports

Lojtarët do të kenë mundësi të garojnë në lojërat, si Dota 2, eFootball dhe Rocket League.

Katie Sadleir, shefi ekzekutiv i Federatës së Lojërave të Komonuelthit, foli për njoftimin: “Përkrah GEF, ne jemi të kënaqur të zbulojmë tre tituj kryesorë për Kampionatin e Commonwealth eSports në Birmingham këtë verë. Nuk ka dyshim se kjo ngjarje inovative dhe emocionuese do të krijojë mësime dhe mundësi të reja për ne për të eksploruar më tej eSports”. /Telegrafi/