Site icon Telegrafi

Federata Esports Kosova ka shpallur Kampionatin Shtetëror të eSports

Kampionati i eSports për skuadrat nga Kosova do të mbahet në tri video-lojëra të ndryshme, ku më të mirët do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror.

Me tri disiplina, CS:GO, Dota2 dhe eFootball, skuadrat do të garojnë ndaj njëra tjetrës dhe vetëm më të mirat do të kenë mundësinë ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror – IASI në Rumani.

Për t’u bërë pjesë e turneve kualifikues të gjithë kapitenët duhet t’i regjistrojnë ekipet dhe lojtarët e tyre me ID (letërnjoftim të RKS) dhe më pas të përfundojnë regjistrimin në platformën e lojës përkatëse.

Turneu i Dota 2 do të zhvillohet me datën 4-5 mars, i CS:GO me datën 11-12 mars dhe eFootball me datën 5 mars.

Të gjitha skuadrat e interesuara mund të regjistrohen këtu, ndërsa informata tjera pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version