Federata e Futbollit në Zvicër ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2018.
Në mesin e shumë e atyre që u shpërblyen ishte edhe anësori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
26-vjeçari me golin ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ fitoi çmimin ‘Goli më i mirë’.
Edhe pse në Zvicër luajnë shumë shqiptarë, Shaqiri ishte i vetmi që fitoi në ceremoninë të mbajtur në Affoltern am Albis, Zvicër. Më poshtë keni të gjitha çmimet tjera:
Lojtari i vitit: Yann Sommer
Lojtarja e vitit: Lara Dickenmann
Trajneri i vitit: Vladimir Petkovic
Goli më i mirë i vitit: Xherdan Shaqiri (2-1 kundër Serbisë)
Gjyqtari i vitit: Adrien Jaccottet
Goli më i mirë në Swiss Cup: Antonio Marchesano
Fair play: FC Erde
Çmimi special: Stephan Lichtsteiner (100 paraqitje me përfaqësuese).
Goli i Shaqirit ndaj Serbisë ishte i rëndësisë së veçantë pasi i dha Zvicrës fitore, por nuk duhet harruar edhe ai i Granit Xhakës, të cilin mund ta shikoni edhe një herë më poshtë. /Telegrafi/