Telegrafi

Federata e Xhibutit ndalon përfaqësuesen të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare: Nuk fitonte kurrë!

Përfaqësuesja e Xhibutit nuk ka arritur kurrë të kualifikohet në fazën finale të Kupës së Afrikës, apo në asnjë kompeticion tjetër, maja e malit të akullit që e ka parë të zërë edhe vendin e fundit të klasifikimit botëror të FIFA-s, 205-të.

Aktualisht në vendin e 185-të, përfaqësuesja e Xhibutit u mund muajin e kaluar me rezultatin e thellë 5-1 nga Etiopia, në ndeshjen e parë kualifikuese për edicionine ardhshëm të Kupës së Afrikës.

Ishte pikërisht dështimi klasik i radhës që ka detyruar federatën të marrë vendimin ekstrem, shkrirjen e përfaqësueses, me motivacionin: “për të ndalur rezultatet e dobëta”.

“Duke marrë shkas nga fakti që ekipi i parë përfaqësues nuk arrin rezultate, do të përqëndrohemi te ekipet zinxhir. Nuk është absolutisht një problem parash. Është thjeshtë politika e re e federatës. Mbase do të marrim pjesë në kompeticionin e ardhshëm të përfaqësueseve të moshave, U-15, U-17, ose U-20”, deklaroi Omar Ali Mohamed.