Site icon Telegrafi

Federata e Islandës: 99.6 për qind e teleshikuesve islandezë e kanë ndjekur ndeshjen ndaj Argjentinës

Fansat e Islandës ndaj Argjentinës (Foto: Getty Images)

Përfaqësuesja e Islandës po vazhdon të jetë befasia më e bukur e futbollit në vitet e fundit.

Pas suksesit në Kampionatin Evropian të vitit 2016, islandezët e ndalën Argjentinën me një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Nëpërmjet një postimit në rrjetin social Twitter, Federata e Futbollit të Islandës, ka njoftuar se 99.6 për qind e njerëzve që ishin duke shikuar televizionin gjatë kohës kur Islanda po luante, ishin duke e ndjekur ndeshjen.

Lojtarët Islandez gjatë momentit të himnit para ndeshjes ndaj Argjentinës (Foto: Getty Images)

Popullsia e këtij vendi është 337 mijë njerëz, ndërsa fitoren historike ndaj Anglisë në Euro 2016 e kishin shikuar 99.8 për qind e teleshikuesve në Islandë.

Fillimisht në ndeshje shënoi Sergio Aguero në minutën e 19-të, ndërsa Alfred Finnbogason e barazoi rezultatin në minutën e 23-të.

Lojtarët e Islandës para ndeshjes ndaj Argjentinës (Foto: Getty Images)

Por, një nga momentet që vazhdon të diskutohet është momenti kur Hannes Halldorsson mbrojti penalltinë e Lionel Messit në minutën e 62-të.

Ndeshja e ardhshme e Islandës në Grupin D është ndaj Nigerisë. /Telegrafi/

Exit mobile version