Telegrafi

Federata e futbollit të Maqedonisë dhuron mbi 4000 topa futbolli për kategoritë e reja të ekipeve të futbollit

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dhuruar mbi 4000 topa futbolli ”Jako” si donacion për ekipet e Super ligës, Ligës së parë, Ligës rajonale për kadetë dhe pionerë më të lirë dhe Ligës rajonale për pëllumba dhe fatosa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hapësira e ”Shtëpia e futbollit”, donacionet i kanë pranuar përfaqësues të 162 ekipeve që garojnë në sistemin e FFM-së.

Sipas sekretarit të FFM-së, Filip Popovski, angazhim i federatës është që të mbështeten ata të cilët kontribuojnë për zhvillimin e futbolloti të kategorive më të ulëta, e deri në fillim të karrierës profesionliste, duke premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me një përkrahje të këtillë./Telegrafi/