Federata e Futbollit të Danimarkës (DBU) ka lëshuar një njoftim zyrtar mëngjesin e sotëm (e diel) dhe ka treguar se gjendja e mesfushorit, Christian Eriksen, fatmirësisht vazhdon të jetë stabile, ndërsa nuk ka harruar t’i falënderoj të gjithë që janë përkujdesur për situatën e tij.
Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës të shtunën mbrëma, situatë që tronditi botën e futbollit.
Për 15 minuta nuk dihej nëse Eriksen do të shpëtonte dhe vetëm pas kësaj kohe dhe intervenimin bravuroz të ekipeve mjekësore, mesfushori arriti të këndellet dhe të niset për spital.
Kjo situatë bëri që e gjitha bota e sportit të çoj mesazh në në mbështetje të Eriksenit, ndërsa sot (e diel), federata daneze ka konfirmuar se gjendja e lojtarit është stabile, teksa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Këtë mëngjes kemi folur me Christian Eriksen, i cili ka përshëndetur bashkëlojtarët. Gjendja e tij është stabile dhe ai vazhdon të jetë i hospitalizuar për ekzaminime të mëtutjeshme”, nis shkrimi i njoftimit të federatës daneze.
“Ekipi kombëtar dhe futbollistët kanë marrë asistencë krize, dhe për secilin lojtar do të jenë aty pas incidentit të djeshëm”.
Update regarding Christian Eriksen. pic.twitter.com/YuKD9hS9LV
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 13, 2021
“Ne duam të falënderojmë të gjithë për mbështetjen ndaj Christian Eriksen, nga tifozët, lojtarët, familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, federatat kombëtare, klubet e të tjera”.
“Ne i inkurajojmë të gjithë të dërgojnë mesazhet e tyre mbështetëse te Federata jonë, ku do të sigurohemi që ato t’i marrë Erikseni dhe familja e tij’’, mbyllet komunikata e DBU-së. /Telegrafi/