Vjen largimi i parë nga radhët e FC Shkupit. Drejtori Sportiv Damir Ibriç nuk do të jetë pjesë e Shkupit në të ardhmen.
Njoftimi për këtë vendim ka ardhur nga skuadra e Çairit, të cilët përmes një postimi kanë njoftuar ndarjen me boshnjakun.
Njoftimi i FC SHKUPIT:
FC Shkupi dëshiron të njoftojë se pas një bashkëpunimi gjashtë mujor, me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me drejtorin sportiv Damir Ibriç. E falënderojmë z. Ibriç për kontributin e tij të çmuar gjatë kësaj periudhe. I urojmë suksese të vazhdueshme në karrierë dhe shprehim mirënjohjen tonë për angazhimin dhe përkushtimin e tij.
Ibriç erdhi gjatë kësaj vere te Shkupi, duke zëvendësuar në këtë post, Omer Bunjakun. /Telegrafi/