Skuadra e Shkupit ka bërë goditjen e parë në merkaton e dimrit, pasi sot ka firmosur me Darko Dodevin.
Ky i fundit dhe skuadra nga Çairi kanë firmosur marrëveshje deri në vitin 2026, ndërsa i njejti është prezantuar edhe nga ana e klubit të Shkupit.
“Nuk do ti zhgënjej njerëzit që më dhanë shansin të luajë për Shkupin. Jam pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët, e që me disa prej tyre njihem mirë edhe nga më parë dhe më kanë thënë fjalë të mira për klubin. Sigurisht që një nga arsyet se pse zgjodha Shkupin, është fakti se çdo vit është kandidat për titull dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, sigurisht me shumë punë dhe mund të ecim hap pas hapi”, ka thënë Dodev për faqen zyrtare të Shkupit.
25 vjeçari te bardheblutë vjen nga Vllaznia e Shkodrës aty ku luajti së fundmi, teksa më herët ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave si Bregallnica, Sileksi, Tikveshi dhe Metallargu. /Telegrafi/