Telegrafi

FC Prishtina debuton në Evropë, fton tifozët e saj në Evropë me një video emocionuese (Video)

Më 29 qershor, në Suedi, zhvillohet ndeshja e Ligës së Evropës ndërmjet Norrkopingut dhe FC Prishtinës.

Për gjigantin kosovar kjo do të jetë ndeshje debutuese në arenën evropiane.

Andaj, Bardhekaltrit e kanë lëshuar sot një video promovuese të debutimit të tyre në garat e UEFA-s, e cila është rrëqethëse siç është edhe vetë historia e klubit më të madh të Kosovës.

Debutimi i FC Prishtinës në Evropë pritet të tubojë numër të madh të tifozëve shqiptarë në Suedi, të cilët jetojnë në Skandinavi dhe Evropë.

Klubi bën thirrje që të ketë sa më shumë tifozë në mbështetje të klubit.