FC Prishtina 01 vetëm një vit pas themelimit ka arritur të inkuadrohet në Superligën e futsallit.
Djelmoshat prishtinas ka shënuar fitore ndaj Fida Com me rezultat 7-3 për ta arritur qëllimin.
FC Prishtina 01 pas 14 ndeshjes ka 14 fitore duke udhëhequr bindshëm me 42 pikë në renditje.
Një rekord spektakolar pas asnjë humbje, apo barazim
“Qëllimi i klubit është arritur dhe nga tani jemi pjesë e elitës. Urime djemve të kryeqytetit që lartësuan Prishtinën dhe këto ngjyra”, shkruan faqja zyrtare e klubit.
FC Prishtina 01 në vitin e parë të themelimit ka arritur që të shkojë edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku ka pësuar nga Liburni. /Telegrafi/