Site icon Telegrafi

FC Prishtina 01 në Ligën e Kampionëve, sukses i jashtëzakonshëm dhe historik i futsallit kosovar

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01 do të luajë në fazën e elite të Ligës së Kampionëve, duke u futur në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.

Pas paraqitjes fantastike në Lituani, FC Prishtina 01 mori dy fitore dhe një barazim, me 7 pikë doli lideri i grupit.

Djelmoshat bardhëekaltër treguan se janë më të mirë se skuadrat që ishin në grup, Kauno Zalgiris (Lituani), Dynamo Kampus (Finlandë) dhe AEL (Qipro)

Prishtina 01 kishte në përbalje lojtarë të gjithë të nderuar në futsallin vendor si; Bajram Ramadani, Ramadan Alaj, Shefki Kameri, Halim Selmanj, Ermir Kryeziu, Drilon Maxharraj, Malush Qerimi, Ari Kaqanolli, Ylli Mazreku, Arif Limani, Fitim Krasniqi, Fatbardh Abazi, Dren Gjinovci, Ensar Fera dhe Enis Hoxha.

Në stol ishin dyshja: Haki Ahmeti dhe Ferid Agushi.

FC Prishtina 01 do të përballet në vazhdim me disa nga klubet më të mëdha të futsallit në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version