Prishtina 01 ka fituar thellë ndaj AEL-it të Qipros me rezultat 8-2 në ndeshjen e fundit të Grupit 7 të raundit kryesor në Ligën e Kampionëve në futsall.
Arif Limani e Halim Selmanaj shënuan nga dy gola, ndërsa nga një shtuan Drilon Maxharraj, Malush Qerimi, Ylli Mzreku, dhe Ermir Kryeziu. Panagiotis Skarparis dhe Rafael Schlemper shënuan për qipriotët.
Kampionia dhe dy herë fituesja e Kupës së Kosovës në futsall aktualisht është në vendin e parë me shtatë pikë në tri ndeshje.
Në “Elite Round” kualifikohet vetëm fituesi i grupit, ndërsa kualifikimi i Prishtina 01 në raundin tjetër do të varet nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Kauno Zalgiris të Lituanisë dhe Kampuksen Dynamos së Finlandës.
Nëse fitojnë vendasit, atëherë do të shikohet goldallimi. Goldallimi i Prishtina 01 është +12, ndërsa Kauno Zhalgiris ka goldallimin +7.
Nëse edhe goldallimi është i njëjtë, atëherë do të llogaritet se cila skuadër ka shënuar më shumë gola. /Telegrafi/