Telegrafi

FBI mbyll faqet e pokerit on-line

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase sipas të cilave, FBI-ja ka arrestuar të paktën tre vetë, ndërsa ka lëshuar edhe 11 fletarreste për menaxherët e këtyre faqeve në internet.

Një nga prokurorët e kësaj çështje, Preet Bhaara, tha se ndalimet po kryen pasi drejtuesit e këtyre faqeve kanë shkelur një ligj që ndalon bixhozin në internet, që është miratuar në vitin 2006. Sipas tij, falë këtij biznesi on-line, personat në kërkim kanë arritur të fitojnë 3 miliardë $. /Telegrafi/