Së pari, numri i përdoruesve të saj aktivë për çdo muaj tani arrin deri në 1.55 miliardë përdorues – nga 1.49 miliardë sa ishin tre muaj më parë.
Ky ndryshim nënkupton një rritje prej 4.02% në numrin e përdoruesve aktivë, edhe përkundër arritjes në pikën e ngopjes, dhe kjo tregon se rrjeti social është ende duke u zgjeruar në një shkallë mbresëlënëse.
Sa i përket përdoruesve të përditshëm aktivë, Facebook tani është duke arritur mbi 1 miliard përdorues, mesatarisht, çdo ditë.
Mark Zuckerberg ka thënë se Facebook tani po shërben më shumë se 8 miliardë shikime të videove çdo ditë – një rritje prej 100% nga prilli i kaluar, kur njoftoi se kishte arritur në 4 miliardë shikime të videove. (Telegrafi)