Site icon Telegrafi

Fazio tregon dallimet mes ligave dhe cila i pëlqen më shumë

Federico Fazio ka folur rreth preferencave të tij dhe futbollit që i pëlqen të luaj.

Mbrojtësi i Romës ka luajtur më parë për Tottenhamin dhe Sevillan, dhe kështu ka folur rreth dallimeve të Serie A, Ligës Premier dhe La Ligas.

Sipas Fazios, futbolli italian është shumë taktik, për atë edhe e pëlqen më shumë së atë anglez, i cili u duket më shumë fizik.

Lexo po ashtu Agjenti: Dzekos nuk i intereson Real Madridi

“Futbolli italian është shumë taktik. Në Angli është më shumë futbolli fizik, askujt nuk ia ndien për taktika”, ka thënë fillimisht Fazio, përcjell Telegrafi.

“Më pëlqen të luaj me topin, për këtë më pëlqen liga spanjolle dhe ajo italiane”, përfundoi mbrojtësi i Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version