Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka mposhtur ekipin numër një të botës FaZe, duke e eliminuar nga turneu më i madh i CS:GO që po mbahet në Brazil.
FaZe të cilët ishin kampion të Majorit të kaluar, u eliminuan nga turneu IEM Rio Major me tri ndeshje të humbura radhazi.
Kjo është hera e parë në historinë e CS:GO që një kampion në fuqi, të përfundoi garën në vendin e 16 –të në Majorin pasues.
FaZe është ekipi më i suksesshëm deri më tani në vitin 2022, duke fituar Majorin e kaluar si dhe turne të tjerë me rëndësi të madhe.
Pas humbjes nga Bad News Eagles, lojtarët e ekipit FaZe shihen të mërzitur në heshtje, pasi humbja nga ekipi shqiptar për ta ishte një befasi e madhe. /Telegrafi/