Ekipi FaZe ka njoftuar se Havard “rain” Nygaard nuk do të luaj në BLAST Premier Spring Groups pasi është në pritje të lindjes së fëmijës së tij.
Rain i cili u emërua si lojtari i 13 –të më i mirë në botë për vitin 2022, do të jetë jashtë aksionit për herë të parë që nga turneu IEM Katowice 2022.
Ndërkaq ekipi FaZe është munduar që në vend të rain të përdorin lojtarin danez k0nfig, por kjo siç duket është e ndaluar sipas rregullave të turneut.
FAZE CLAN CS:GO UPDATE@FaZe_rainCS is expecting the birth of his child and will not be participating in BLAST Premier Spring Groups. We look forward to him returning to the team as soon as possible!
We will provide further roster news ahead of our opening match on Friday. pic.twitter.com/wLPenkj9B7
— FaZe Clan (@FaZeClan) January 18, 2023
Ndeshjen e parë FaZe do të zhvillojë nesër (e premte) ndaj ekipit Complexity, dhe ende nuk kanë njoftuar se kush do të jetë zëvendësuesi i rain.
Trajneri Robert “RobbaN” Dahlstrom gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë prapa FaZe në ndeshjet e tyre BLAST Spring Groups këtë javë. /Telegrafi/