Telegrafi

FaZe shpallet kampion i turneut të CS:GO ESL PRO League Season 15

Ka përfunduar finalja e madhe e turneut ESL PRO League, ekipi FaZe shpallet kampion pasi mposhti ekipin ENCE me rezultat të përgjithshëm 3:1 me mapa.

FaZe po vazhdon suksesin e tyre, pasi fituan IEM Katowice, tani treguan formën e tyre të mirë edhe në turneun e ESL PRO League, duke e mposhtur ekipin ENCE në finale.

Gjithsej katër mapa u zhvilluan në finalen ndërmjet FaZe dhe ENCE, në të gjitha mapat rezultati ishte ngushtë.

https://www.youtube.com/watch?v=6w3X57PHGJ0

Mapi i parë (vertigo) shkoj në favor të ekipit FaZe me rezultat 16:11, në mapin e dytë ENCE e barazoj rezultatin duke fituar me vështirësi në (overpass) 19:17, mapi i tretë dhe i katërt (mirage dhe dust2) përfunduan ne favor të ekipit FaZe 16:9, 16:12.

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall estonezi Robin ‘ropz’ Kool.

FaZe si fitues të turneut ESL PRO League Season 15, morën me vete rreth 160 mijë euro, ndërsa vendi i dytë ENCE rreth 82 mijë euro.

Formacioni i ekipit FaZe:

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen
Helvijs “⁠broky⁠” Saukants
Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken
Robin “⁠ropz⁠” Kool
Havard “rain” Nygaard

/Telegrafi/