Telegrafi

FaZe kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Liquid në turneun e CS:GO – Blast Premier World Final

(Foto: HLTV)

Russel “Twistzz⁠” Van Dulken pati paraqitje fantastike kundër ish-skuadrës së tij prej tre vitesh për t’i garantuar ekipit FaZe gjysmëfinalen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

FaZe shënoi fitoren e dytë në BLAST World Final, këtë herë duke mposhtur Liquid me rezultatin 2-1.

Edhe pse Liquid fituan mapin e parë, FaZe arriti që dy të fundit t’i fitoi me lehtësi.

Russel ‘ Twistzz ‘ Van Dulken ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje, duke e përfunduar me 73 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.50.

Kjo fitore e ka dërguar ekipin FaZe në gjysmëfinale të turneut që shpërndan çmime një milion dollarë, ndërsa Liquid do të shkojë në çerekfinale. /Telegrafi/