Site icon Telegrafi

FaZe eliminon ekipin Na’Vi për të kaluar në fazën tjetër të BLAST Paris Major

(Foto: HLTV)

FaZe kanë befasuar ekipin Na’Vi për t’u kualifikuar në fazën ‘Champions Stage’ në Majorin në Paris.

Pas një ndeshjeje shumë interesante, FaZe fituan ndeshjen ndaj ekipit Na’Vi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Pas kësaj fitoreje FaZe ju janë bashkuar pesë skuadrave tjera në fazën ‘Champions Stage’ në BLAST Paris Major.

BLAST Paris Major është duke u zhvilluar në Paris, ku skuadrat më të mira të botës po garojnë për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh.

Ndërkaq edhe dy ndeshje tjera po zhvillohen në Paris, për t’u mësuar lista e plotë me tetë skuadrat që do të garojnë përballë publikut në sallë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WrmHT_nxRfI

Exit mobile version