Telegrafi

FaZe eliminohet nga turneu IEM Cologne CS:GO pas humbjes ndaj Na’Vi

(Foto: HLTV)

Na’Vi ka mposhtur ekipin FaZe në Këln të Gjermanisë, për t’i eliminuar përfundimisht nga gara.

Pas një përballje të ashpër në formatin ‘Bo3’, Na’Vi kanë mposhtur FaZe me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Me këtë fitore Na’Vi kanë siguruar ndeshjen për një vend në Play-Off ndaj ekipit Astralis, sot (e martë) duke filluar nga ora 19:30.

Paraqitje fantastike e Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev me 40 eliminime në mapin e dytë e ndihmoi skuadrën e tij drejt fitores 2-0.

S1mple ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje me gjithsej 55 eliminime dhe vlerësimin 1.50 nga HLTV.

(Foto: HLTV)

FaZe pas dy humbjeve radhazi janë eliminuar nga gara, pasi nuk patën paraqitje aq të mira krahasuar me turneun e tyre të fundit.

Ndërkaq pak ndeshje kanë mbetur për t’u mësuar skuadrat që do të luajnë në Play-Off të IEM Cologne. /Telegrafi/