Pas shumë ndeshjeve interesante, ka ardhur momenti i finales në turneun ESL Pro League CS:GO në Malta.
FaZe dhe Cloud9 janë dy skuadrat që do të përballen në finalen e madhe të ESL Pro League.
Fituesi i kësaj ndeshje do të marr me vete çmimin e madh prej 200.000 dollarësh.
Në këtë turne ishin në garë gjithsej 32 skuadra, për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh.
Finalja e madhe ndërmjet FaZe dhe Cloud9 do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 16:00.
Favorit i kësaj ndeshje është ekipi FaZe, pasi edhe mbajnë renditje më të mirë në krahasim me kundërshtarin Cloud9.
Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/