Ekipet FaZe dhe Astralis u janë bashkuar ekipeve Na’Vi dhe Movistar Riders në “Play-Off” të turneut IEM Cologne CS:GO, i cili po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë.
Ekipi më i mirë në botë, FaZe ka mposhtur ekipin Spirit me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të kaluar në Play-Off.
Në anën tjetër, Astralis ka befasuar ekipin Cloud9 me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku shkëlqeu Benjamin ‘blameF’ Bremer.
Tani të dyja ekipet do të takohen ndërmjet njëra-tjetrës në “Play-Off”, dhe ekipi fitues i kësaj ndeshje do të kalojë në gjysmëfinale, ndërsa ekipi tjetër shkon në çerekfinale.
https://www.youtube.com/watch?v=HBGZN_3ZDmY
Për momentin janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje në ‘Lower Bracket’, ku ekipet të cilat humbin do të eliminohen përfundimisht nga turneu që shpërndan çmime në vlerë rreth 1 milion dollarë.
Ndeshja ndërmjet FaZe dhe Astralis do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 19:30, në formatin ‘Bo3’, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në Twitch. /Telegrafi/