Telegrafi

Faza e eliminimit direkt: Italia mëson zyrtarisht emrin kundërshtarit

Italia do të përballet me Austrinë në raundin e 1/8 së finales në Euro 2020.

Lojtarët e Roberto Mancini fituan të tre ndeshjet e fazës së grupeve duke përfunduar në krye të grupit A.

Skuadra e Franco Foda mundi Ukrainën 1-0 sot falë një goli të Christoph Baumgartner, duke rezervuar vendin e tyre në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Evropian.

Lexo po ashtu Roberto Mancini e dëshmon se është trajneri më me stil deri më tani në Euro 2020 derisa stopi topin në mënyrë fenomenale

Ata kishin mundur Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e tyre debutuese dhe humbën kundër Holandës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Oranje dhe Austria janë bashkuar me Italinë, Uellsin dhe Belgjikën në fazën e 16-të skuadrave të fundit.

Italia do të përballet me Austrinë të shtunën më 26 Korrik në Wembley në 21:00 (sipas kohës tonë lokale).

Lexo po ashtu Mancini i lumtur me fitoren ndaj Uellsit për një arsye të veçantë

Nëse ata mundin Austrinë për t’u kualifikuar në çerekfinale këtë fundjavë, ata do të luajnë përsëri më 2 korrik në Allianz Arena të Mynihut në orën 21:00. Ata ka të ngjarë të përballen me Belgjikën ose të renditurin e tretë në grupet A, D, E ose F.

Gjysmëfinalja është planifikuar më 26 korrik në Wembley, i njëjti vend me finalen e 11 korrikut. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >