Telegrafi

Favre zgjedh Mbappen dhe Hazardin para Kanet dhe Lukakut

Menaxheri i Dortmundit, Lucien Favre, favorizon dyshen Mbappe – Hazard para yjeve si Kane, Lukaku e Lewandowski.

Rritja e Mbappes erdhi në Botëror ku ai shkëlqeu me Francën në triumfin e madh në Rusi.

Ylli nuk po tregon shenja të ndaljes pasi ka shkëlqyer edhe në kampionat për PSG-në dhe Favre e preferon shumë anësorin.

“Kylian Mbappe dhe Eden Hazard, këta do t’i zgjidhja, por kjo është vetëm shaka. Mbappe është i pabesueshëm. Ai është 19 vjeçar dhe duket kaq i pjekur, kaq i mençur”.

“Ai e bën diferencën me shumë inteligjencë. Ai mund të luajë në formë kolektive, është i shpejtë”.

“Dhe, nëse Hazard ka topin, ai është shumë i talentuar. Është kënaqësi ta shohësh atë me topin”, deklaroi Fare.

Favre do të debutojë me Dormtundin këtë fundjavë ndaj RB Leipzig pasi për pak sa nuk u eliminua nga Kupa DFB prej Greuther Furthit të hënën. /Telegrafi/