Lucien Favre është rikthyer sërish te Nice, pas aventurës së suksesshme në vitet 2016-2018.
Trajneri zviceran la klubin francez për Borussia Dortmundin, por që nga viti 2020 nuk ishte angazhuar tek asnjë skuadër.
Favre është rikthyer zyrtarisht te Nice dhe ka kompletuar tanimë edhe stafin e skuadrës, derisa synon që me klubin kuqezi të fitoj trofe.
64-vjeçari në stafin e tij ka marrë Christophe Moulin si dhe trajnerin shqiptar Arjan Peço.
Ish-mesfushori shqiptar Arjan Peço veshi 13 herë fanellën e kombëtares kuqezi gjatë karrierës si futbollist, teksa në kampionatin shqiptar ka luajtur me Dinamon e Partizanin.
Peço prej vitesh ka punuar te gjiganti zviceran Basel, ku ka udhëhequr të gjitha grupmoshat tek ky ekip U17, U18, U19 dhe U21.
Bashkimi me Favren te Nice është një hap i rëndësishëm për trajnerin shqiptar i cili pas sukseseve me të rinjtë e Baselit synon që të ketë të njëjtin sukses edhe në Francë. /Telegrafi/