Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre thotë se rezultati i ndeshjes së të shtunës me Bayern Munichun nuk do të vendosë se cili klub do ta fitojë titullin e Bundesligës.
Dortmund udhëton në Mynih me një avantazh dy pikësh ndaj rivalëve të tyre për titull gjersa Bayerni ka barazuar gjatë fundjavës së kaluar me Freiburgun.
Me vetëm gjashtë ndeshje për të luajtur pas ndeshjes së kësaj fundjave në Allianz Arena, një fitore do të ishte një nxitje e madhe për të dyja ekipet.
“Kjo lojë është shumë e veçantë: Bayern kundër Dortmundit”, tha ai në një konferencë për media. “Renditja është e afërt, mbeten shtatë lojëra dhe dy skuadra të mëdha”.
“Nëse fitojmë, asgjë nuk vendoset, nëse barazojmë, asgjë nuk vendoset, nëse humbet asgjë nuk është vendosur … është plotësisht e hapur!”, pohoi strategu.
Bayern hyri në lojë pas një fitoreje më pak se mbresëlënëse 5-4 ndaj Heidenheim-it në DFB-Pokal gjersa Borrusia nuk ka pasur angazhime të tjera. /Telegrafi/