Telegrafi

Fatih Karabaxhaku ishte më i miri dhe sivjet në ditën e parë të ‘TOP 12 Senior’

Sot (e shtunë) në Prishtinë nga ora 10:00 deri në ora 17:00 u zhvilluan shtatë xhirot e para të TOP 12 për meshkuj.

Edhe sivjet më i miri në ditën e parë doli Fatih Karabaxhaku pa asnjë humbje, ndërsa Kreshnik Mahmuti, Rrahman Ademaj dhe Milot Makolli, i kanë nga një humbje, që nënkupton se katër lojtarë janë ende në garë për titullin e më të mirit.

Nesër (e diel) duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë do të zhvillohen edhe katër xhirot e fundit të TOP seniorëve, ku janë edhe ndeshjet më të forta për të shpallur më të mirin për vitin 2018.

Nesër nga ora 13:00, pas përfundimit të garave të meshkujve, është paraparë të fillojnë garat për TOP 8 seniore Femra.

Bashkangjitur rezultatet nga dita e parë dhe shorti për ditën e nesërme për senior meshkuj.