Telegrafi

Fati i penalltive eliminon shqiptarët e Zvicrës (Video)

Polonia ka fituar pas penalltive duke e eliminuar Zvicrën nga Kampionati Evropian.

Ndeshja filloi më mirë për Poloninë që kishin dy raste të mira falë gabimeve amatoreske të mbrojtësit Johan Djourou.

Ishte Milik që në minutën e parë gjuajti jashtë portës së zbrazur.

Polakët provuan edhe me Roberto Lewandwskin dhe Jakub Blaszczykowski, por pa sukses.

Loja e mirë e polakëve u shpërblye. Ata kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të bukur të Jakub Blaszczykowski në minutën e 39-të.

Zviceranët assesi të tregojnë diçka në pjesën e parë.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht Zvicrës që kërkoi golin e barazimit.

Të parët provuan zviceranët me Shaqirin, ndërsa polakët u kundërpërgjigjën me Blaszczykowskin.

Trajneri Petkovic nxjerri nga loja tre shqiptarë. Xhemali, Mehmedi dhe Behrami dolën nga loja për të futur sulmues në lojë që doli të jetë e qëlluar.

U desh të pritet minuta e 82-të, ku në skenë doli Xherdan Shaqiri i cili me një goditje të jashtëzakonshme në stilin gërshërë shënoi në portën e Fabianskit.

Loja e rregullt nuk solli më shumë emocione, pasi të dy skuadrat u ruajtën deri në fund.

Edhe në vazhdime zviceranët u treguan të jashtëzakonshëm. Shaqiri mori skuadrën mbi supe dhe me topat e pranuar nga Xhaka u thyen në një dyshe shumë të rrezikshme për polakët.

Rastin më të mirë në këtë pjesë lojë e kishte Eren Derdiyok, por nga afërsia nuk shënoi me kokë.

Nuk kishte gola në vazhdime dhe penalltitë do të ishin ato që do ta vendosnin  fituesin.

Pas penalltive fitues doli Polonia, pasi i vetmi që gaboi në serinë e penalltive ishte Granit Xhaka. /Telegrafi/

Penalltitë