Site icon Telegrafi

Fati është trashëgues

Shkencëtarët pohojnë se 50 për qind e ndjenjave tona varen nga gjenetika, derisa 50 për qind tjera varen nga stili i jetës, karriera, marrëdhëniet dhe faktorë tjerë. Mirëpo ata të cilët kanë pasur fatin të trashëgojnë një përzierje të shkëlqyeshme të aftësive kanë “rezerva” të cilat gjithsesi mund të jenë të mirëseardhura në situata të stresit, kanë zbuluar shkencëtarët të cilët e kanë kryer hulumtimin me 900 çifte binjakësh.

“Pranë nevojës më themeltare për të mbajtur jetën dhe nevojës për liri, në maje të dëshirave njerëzore gjendet edhe nevoja për lumturi”, ka thënë doktori Alexander Weiss, i cili ka publikuar rezultatet e hulumtimit. Edhe pse fati është gjithsesi i nënshtruar ndaj ndikimeve të jashtme, një pjesë e aftësive për fat është e trashëgueshme dhe pjesë e personalitetit të njeriut qysh prej lindjes.

Ata të cilët nuk kanë trashëguar gjene aq të mira do të duhet të përpiqen më shumë për të qenë të lumtur. Njerëzit thjesht duhet të mësohen të vlerësojnë gjërat e vogla në jetë, sikur një dush i gjatë dhe i nxehtë, shëtitje pranverore apo shtrirje në park.

Exit mobile version