Pak shpresa ka Drita nga Gjilani për t’i ikë barazhit, këtë e pranon edhe vet futbollisti i kësaj skuadre, Erdin Hashani.
Futbollisti shprehet se, shpresat ekzistojnë, mbase deri në fund janë edhe tri ndeshje, megjithatë beson edhe përmes barazhit se do ta sigurojnë mbetjen në elitën e futbollit.
“Mendoj që shumë pak gjasa kemi që të ikim nga barazhi, vetëm ndonjë mrekulli mund të na shpëtojë”, ka thënë Hashani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Të gjitha ndeshjet do t’i luani tani në Gjilan, besoni në pikë maksimale? “Nuk varet nga ne, kjo edhe nëse ne do të fitojmë, varet nga kundërshtarët tanë që janë për t’i ikë barazhit dhe besoj që ata nuk do të ia lënë rastit”, thotë ai.
Sa i përket asaj se do të luhet apo jo korrekt deri në fund, apo pa kalkulime, Hashani ka këtë mendim: “Atë nuk e di, por shpresoj se kjo do të ndodh, por e vështirë”. Me një fjalë Drita është dorëzuar? “Nuk thash që jemi dorëzuar tamam, por kjo nuk është në dorën tonë, përderisa nuk e kemi ne në dorë, domethënë gjasat janë minimale”, theksoi Hashani.
Drita të dielen luan ndaj Hajvalisë.