Site icon Telegrafi

“Fat në fatkeqësi” – i riu ngatërroi vagonët dhe kjo i shpëtoi jetën në tragjedinë e Greqisë

Panagiotis Stafylos është një i ri që i mbijetoi përplasjes së trenave në Greqi, ku humbën jetën të paktën 43 persona.

Ky i ri kishte një biletë për vagonin e dytë, por bëri një gabim të vogël – i ngatërroi numrat.

Lexo po ashtu Përplasja e dy trenave në Greqi, të mbijetuarit përshkruajnë '10 sekondat tmerrues'

Vagoni i parë dhe i dytë i trenit u shkatërruan plotësisht gjatë përplasjes me trenin e mallrave, tha guvernatori i rajonit. Ky i ri, nëse do të ishte ulur aty ku duhej, ndoshta sot do të kishte vdekur.

Vagoni i pestë, në të cilën u gjend aksidentalisht i riu, arriti të qëndrojë në binarë.

Në një intervistë për bbc, ai tha se “ndoshta për fat ose Zoti”, ai nuk ishte në mesin e atyre që u plagosën apo u vranë në aksident.

Stafylos thotë se njerëzit që gjendeshin pranë tij ishin të shqetësuar pas incidentit dhe ai u përpoq t’i ndihmonte dhe qetësonte.

“Fillimisht thyem xhamat, por nuk kishim mjetet e duhura për këtë… prandaj u përpoqëm të thyenim derën”, pohoi ai.

Stafylos thotë se treni para përplasjes ka qëndruar për rreth 15 minuta në stacionin e Larisës. /Telegrafi/

Exit mobile version