Ndërtesa e pazakonshme në lagjen e Nju-Jorkut simbolikisht është quajtur “The Unhistoric Town house” – Shtëpi johistorike e qytetit
Ndërtesa pesëkatëshe, sipas thellësisë zë vetëm një hapësirë, derisa në pjesën më të gjerë është e kthyer në drejtim të rrugës, transmeton Telegrafi.
Me rastin e rinovimit të ndërtesës së dikurshme industriale, arkitektët kanë përqafuar marrëdhënien e saj me ambientin urban si temë kryesore e projektit.
Fasada inovative është ndërtuar me tulla të dimensioneve standarde.
Lakoret janë bërë me sukses falë teknologjisë digjitale me ndihmën e së cilës është punuar shablloni nga shkuma e fortë në madhësi natyrale.
Shkuma është bërë pjesë përbërëse e fasadës, duke shërbyer si material izolues në mure.
Gjeometria komplekse e fasadës pasqyrohet edhe në enterier, andaj kalimtarët do të mund të supozojnë si duket hapësira e kufizuar me mure unike.
Fasada është dizajnuar në atë mënyrë që të fusë sa më shumë dritë natyrale nga lindja dhe perëndimi në banesë e cila është e orientuar drejt veriut.
Duke ofruar hapësirë për ulje, për dollapë, madje dhe kaminë, fasada bëhet pjesë e pandashme e enterierit.
Katër ballkone u ofrojnë banorëve hapësirë shtesë të shfrytëzueshm, ndërsa rrethojat e tyre paraqesin një nga elementët më të goditur të pjesës së jashtme.
/Telegrafi/