Site icon Telegrafi

Faqja zyrtare e Bayernit ia shpreh në shqip dashurinë një tifozeje (Foto)

Bayern Munichu është një nga klubet më të ndjekura nga tifozët shqiptarë të futbollit.

Tifozëria e kësaj skuadre është shumë e lidhur me klubin gjerman.

Lexo po ashtu Superformacioni me lojtarët që nuk i pëlqyen Guardiolas dhe i largoi (Foto)

Këtë më së miri e tregon edhe fakti se para disa minutash llogaria e klubit në Twitter, i ka kthyer përgjigjeje në shqip një tifozeje shqiptare.

Vajza me emrin social ‘Inna’ ka postuar një fotografi duke bërë me duar shqiponjën dy krenare dhe me këtë rast ka etiketuar ‘FC Bayern US’ dhe nuk ka vonuar për përgjigjja, e cila ishte në shqip ‘Të dua’. /Telegrafi/

 

Exit mobile version