Gjatë fjalimit të tij hyrës, Dotcom ka dhënë disa porosi triumfuese lidhur me internetin, duke deklaruar se “interneti nuk i takon askujt, prandaj synimet e atyre që duan të dominojnë internetin janë kundër inovacionit dhe se këtoi tentime duhet të ndalen”.
Vetëm një orë pas lansimit, Mega ka arritur në 100 mijë përdoruesit e parë, për të arritur në një milionë pak orë më pas.
Kërkesa për regjistrim ka qenë e jashtëzakonshme, duke bërë që disa prej përdoruesve të parë të mos mund të qasen në shërbim. / Telegrafi /