Telegrafi

Faqet pirate internetit tërheqin një miliard përdorues

Tri të parat, RapidShare.com, Megavideo.com dhe Megaupload.com kanë mbi 21 miliardë vizita.

Në hulumtim kanë theksuar se kanë përdorë një mostër të vogël që do të thotë se problemi në realitet do të mund të ishte shumë më i madh.

Sipas analistit Mark Mulligan, nga kompania Forrester, numri i vizitave nuk nënkupton edhe numrin e njëjtë të shkarkimeve, por nënkupton se faqet e këtilla janë bërë një mënyrë po aq e popullarizuar për ndarjen e muzikës dhe filmave sikur teknologjia peer-to-peer (P2P).

Një prej faqeve të përcjella gjatë hulumtimit, RapidShare, është sulmuar nga RIAA (Recording Industry Association of America), e cila e fajëson kompaninë zvicerane për shkak të përmbajtjeve pirate dhe nga ajo kërkoi vendosjen e filtrave për kontrollimin e përmbajtjeve të paligjshme.

Një kërkesë e tillë ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Dusseldorf, i cili ka vendosur se RapidShare nuk ka nevojë të vendosë filtra në faqen e internetit, raporton BBC. /Telegrafi/