Hulumtimi anonim me 18.000 amerikanë dhe britanikë i cili është kryer nga psikologu, Brett Kahr, ka dëshmuar se nëntë nga dhjetë persona kanë fantazi seksuale. Mirëpo, Kahr beson se personat të cilët kanë thënë se nuk kanë fantazi të fshehura seksuale, sigurisht që kanë, por vetëm se nuk ndihen të lirë për ta pranuar atë.
Interesante, madje edhe ata të cilët kanë thënë se fantazojnë nuk janë të gatshëm të zbulojnë dëshirat e tyre të fshehura, e madje 95 për qind e njerëzve nuk i kanë zbuluar askujt se për çfarë fantazojnë.
Për disa fantazitë madje është më mirë të mbesin fshehtësi, si për shembull fantazia për ish të dashurin.
Shumë njerëz i mundon edhe ndërgjegjja dhe ndjejnë turp pasi që besojnë se fantazitë e tyre janë perverse dhe shumë të çuditshme.
Kahr ka zbuluar se si njerëzit shpesh mendojnë për lidhje, seksin sado-mazo, voajerizmin, por edhe për incestin. Edhe pse më herët fantazitë e çuditshme janë konsideruar si patologjike, sot mbizotëron bindja se fantazitë janë të mira sepse mundësojnë lirinë e ëndërrimit të gjërave të cilat nuk do t’i bënim kurrë ne jetë reale.
Ato u mundësojnë njerëzve të “flenë” me persona të famshëm, e mund të ndihmojnë në jetën seksuale pasi që rrisin dëshirën dhe pasionin. Mendja jonë është vend i sigurt të cilën e kontrollojmë, prandaj mundemi t’i lejojmë vetes të paraqitemi në pozita të ndryshme. Gratë kështu mund të fantazojnë duke bërë dashuri me një person të panjohur e dominant, por janë pikërisht ato të cilat në fantazinë e tyre kontrollojnë rrjedhën e ngjarjes.
Prandaj në vend se të ndieni se ju bren ndërgjegjja derisa mendoni në dikë tjetër, fantazitë kuptoni si një hapësirë në të cilën kënaqeni pa obligime dhe ndjenjë të fajit. Më e rëndësishmja është që ato të mbahen vetëm në kokë.