Roma ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër Lazios në derbin e kryeqytetit italian që u zhvillua të dielën në Stadio Olimpico.
Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë, ndërsa realizues ishte Stephan El Shaarawy që shënoi me kokë (15’).
Një top të rikthyer pas goditjes së shtyllës nga Perotti e shfrytëzoi Edin Dzeko për ta futur në portën e zbrazët (64’).
Pas një gabimi të portierit romak, Marco Parolo i bëri gjërat më interesante duke e ngushtuar rezultatin (75’).
Mirëpo, dy gola të shpejtë dhe të bukur nga Alessandro Florenzi (83’) dhe Diego Perotti (87’), bënë që të vulosej fitorja e Giallorossëve.
Me këtë fitore, Roma forcon pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë më shumë se Fiorentina, ndërsa i afrohet Napolit në vetëm katër pikë. /Telegrafi/
Roma 3-1 Lazio: Florenzi!
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 3 April 2016
Lazio 0:1 RomaEl Shaarawy
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 3 April 2016
0-2: Roma shënon edhe golin e dytë ndaj Lazios.Realizon Edin Džeko
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 3 April 2016
Roma 2-1 Lazio: Shënon Parolo
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 3 April 2016
Roma 4-1 Lazio: Perotti
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 3 April 2016