Erling Braut Haaland është kthyer nga lëndimi të shtunën pasdite, duke arritur që të shënojë që në ndeshjen e parë.
Superylli norvegjez pritej të mungonte deri në vitin 2022, por çuditërisht u kthye në skuadrën e Borussia Dortmund për ndeshjen me Wolfsburgut si mysafir.
Haaland e nis nga banka rezervë ndeshje, por u fut në lojë nga trajneri Marco Rose në minutën e 73-të, kur skuadra e tij po fitoren 2-1 falë golave të Emre Can dhe Donyell Malen.
Atij iu deshën vetëm tetë minuta pas hyrjes në ndeshje, për të shënuar për 3-1, duke shkuar në kuotën e 50 golave në 50 paraqitje në Bundesligë.
Ky rekord është thjesht i jashtëzakonshëm dhe Haaland duhet ta festonte, por festa e tij nuk i pëlqeu aspak një fanseje të Wolfsburgut.
Erling Haaland scores his 50th Bundesliga goal in his 50th game.
He’s 21. 🔥 pic.twitter.com/1823N1qvTR
— B/R Football (@brfootball) November 27, 2021
21-vjeçari u ul në njërin gju dhe bëri me gisht nga tifozja, duke ia ‘shkelur’ edhe syrin.
Tifozja nuk e vlerësoi gjestin e Haaland, duke ia kthyer me një gjest të papërshtatshëm.
— Linus (@linuslgnda) November 27, 2021
Ky gjest i tifozes ishte paksa komik dhe tashmë video ka filluar të shpërndahet, me shumë fansa të futbollit që e pëlqejnë atë. /Telegrafi/