Telegrafi

Tifozët e Southamptonit të nervozuar me gjyqtarin, mesfushori i Watfordit barazoi rezultatin duke shënuar me dorë (Video)

Nevoja për VAR u pa edhe në ndeshjen mes Southamptonit dhe Watfordit në Ligën Premier.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 dhe ishte Adboulaye Doucoure i Watforidit që barazoi në minutën e 90-të.

Abdoulaye Doucoure në momentin që shënoi golin në stadiumin Vicarage Road (Getty Images)

Por, goli vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, kryesisht nga tifozët e Southamptonit që janë të nervozuar me faktin se si gjyqtari nuk e pa qe mesfushori kundërshtar kishte shënuar me dorë.

Ata kërkojnë që VAR-i të futet sa më shpejt edhe në Ligën Premier pasi këto gabime nuk duhet të ndodhin në të ardhmen.

Pas këtij barazimi Watfordi renditet në pozitën e 10 me 26 pikë, kurse Southamptoni në vendin e 16-të me 21 pikë. /Telegrafi/