Telegrafi

Fanellat e Nigerisë për Kampionat Botëror po shihen si më të bukurat – Radhë e madhe e tifozëve të futbollit në Londër për ta blerë para ndeshjes me Anglinë

SU18_GFB_NTC_NIGERIA_STUDIO_LINEUP_79609.jpg

Fansat e futbollit po çmenden pas fanellave të Nigerisë të prodhuara nga Nike, ndërsa në Oxford Street të Londrës, radhët janë të mëdha në kërkim për ta blerë këtë fanellë.  

Fanella ka qenë shumë e palyer nga fansat, ndërsa para se të prodhohen janë porositur 3 milionë në Federatën e futbollit të Nigerisë.

Nigeria do të luajë miqësore kundër Anglisë të shtunën në mbrëmje në Wembley, në rrugën e dy kombëtareve për tu përgatitur për Kampionatin Botëror.

Londra është shtëpia e mijëra nigerianëve që kanë migruar në këtë vend dhe sot në qendër të Lodrës afër dyqanit qendrore të Nikes në Londër, janë para shumë drejt tyre.

Koleksionistët e Futbollit ishin gjithashtu në radhë për të kërkuar një fanellë të tillë.

Disa prej fanellave janë në e-Bay por kushtojnë dikur rreth 100 funte.

Nike ka lëshuar një koleksion të tërë me tre fanella, por edhe me tuta, këpucë e gjithçka tjetër.

Fanella kushton 65 funte në dyqan. /Telegrafi/